SHPËRNDAJE

Lista e përbashkët e lidershipit shqiptarë në Luginë për zgjedhjet parlamentare mendojmë se është një fillim i mbarë me qëllim që edhe në të ardhmen të jemi më të organizuar ka thënë kështu për portalin preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Ndërsa qasjen e PDSH-së në këto momente nuk e shohim të arsyeshme për bojkot të zgjedhjeve parlamentare.

Këtë e themi duke patur parasysh se kjo parti ka ndryshuar pozicionet disa herë si për rastin e KNSH-së, partneritetet me koalicione andaj edhe kësaj here ky subjekt është dashur të ndrroj pozicionin e bojkotit kur të gjithë shqiptarët bashkohen, të bashkohet krah nesh edhe PDSH, thotë kryetari Arifi.

Nuk kemi arsye tani të kemi një zë kundër listës Alternativa Demokratike Shqiptare dhe akuza të pamatura kundrjet ministrit Cakaj nga lideri i PDSH-së, Ragmi Mustafa.

Mosha nuk e predisponon patriotizmin ose nacionalizmin sepse sipas Ragmi Mustafës të gjithë ne brezi i ri duke u nisur nga ish ushtarë të luftrave të lavdishme e deri tek politikan, ministra e ambasador qenkemi të padobishëm, deklaroi kështu në konferencën për media kryetari i komunës,Shqiprim Arifi.

E tërë kjo shpjegohet sipas Arifit se Ragmi Mustafa po udhëhiqet nga egoja për pushtet dhe kundër gjithë të tjerëve./presheva.com/