SHPËRNDAJE

Për sulmuesin e Barcelonës, Pedro humbja e titullit do të ishte e pafalshme për skuadrën e tij. Pas barazimit befasues të javës së kaluar prej 2-2 kundër Getafes, Blaugranat u dorëzuan në luftën për titull. 

Sidoqoftë, lideri Atletico Madrid humbi 2-0 nga Levante dhe rivali i përbetuar Real Madrid barazoi dy ndeshje me radhë për ta rihapur garën për titullin e La Ligas.

“Unë do të thosha se gara për titull tani është 50-50, sepse Atletico ka disa pikë përparësi, mirëpo ne kemi përparësinë që e luajmë ndeshjen e fundit si vendas kundër tyre. Neve na është ngritur morali shumë, kjo ishte një dozë e re e energjisë. Tani varet nga ne dhe do të ishte e pafalshme të mos e çojmë këtë deri në fund. Tashmë kemi mentalitet tjetër dhe nuk bën të dështojmë. Do të mundohemi ta mposhtim Elchen që pastaj të luajmë për gjithçka në shtëpi përballë tifozëve tonë” është shprehur ai.

Sipas tij titulli do të vendoset nga ajo se çfarë do të bëhet të dielën edhe pse do të jetë një ndeshje e fortë.