SHPËRNDAJE

Njëri ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit ka folë për Leo Messi, Neymar dhe kampionatin botërorë, ndërsa ne ju sjellim detajet më interesante.

“Kampionati botërorë është një garim shumë i shkurtë dhe zgjat vetëm një muaj. Duhet të jemi të kujdesshëm, ka 2 3 ekipe të shkëlqyeshme. Gjermania është shumë e mirë, ndërsa duhet të rrespektojmë edhe Spanjën, ku lojtarët e saj luajnë bashkë 8 vitet e fundit”.

“Sa i përket Messit, kur ta shikoni se si luan me Barcelonën, është një tjetër lojtar, ndërsa me Argjentinën është krejt tjetër lojtar. Arsyja është se ai tek Barcelona është i rrethuar me lojtarë të shkëlqyeshëm, siç janë Xavi dhe Iniesta, që i ndihmojnë shumë. Tek Argjentina është ndryshe, ka vështirësi të lidhet me lojtarët e vet”.

“Kur bëhet fjala për Neymar, ky është kampionati i tij i parë botërorë, andaj edhe askush nuk mund të thotë asgjë se çka mund të ndodh. Tek ai ka presion të madh. Ka qenë shumë i mirë tek Santos, ndërsa ka vendosur që të shkoj në Spanjë, në Europë. Ka fituar në përvojë dhe kjo do të jetë e mirë për të” ka përfunduar Pele.