SHPËRNDAJE

Legjenda braziliane, Pele ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, dhe se ai është lojtari më i madh në histori.

Ish-sulmuesi i madh ka dhënë një intervistë në kanalin YouTube Pilhado dhe u pyet se kush beson të jetë lojtari më i mirë në botë.

“Sot lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo”, ka thënë fillimisht Pele për këtë kanal në Youtube.

“Unë mendoj se ai është më i miri, sepse ai është më i qëndrueshëm, por ju nuk mund të harroni Lionel Messin, natyrisht, por ai nuk është një sulmues”.

Pastaj Pele u pyet në atë se kush do të llogaritet si lojtari më i madh në historinë e futbollit, ndërsa pas disa ‘politikave’ zgjodhi veten.

“Është një pyetje që është e vështirë për t’u përgjigjur. Nuk mund të harrojmë lojtar si Zico, Ronaldinho dhe Ronaldo dhe në Evropë, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff”.

“Tani, nuk është faji im, por unë mendoj se Pele ishte më i mirë se të gjithë”, përfundoi legjenda braziliane.

Nuk është aspak befasuese që Pele e largoi legjendën argjentinase, Diego Maradona nga lista, duke pasur parasysh rivalitetin mes dyshes ndër vite.