SHPËRNDAJE

Pellegrini

Chelsea është shtatë pikë para skuadrës së Manchester Cityt, por kjo nuk e brengos aspak trajnerin Manuel Pellegrini.
Ish-trajneri i Malagas, ka thënë se edhe Chelsea mund të humbe ndeshje. “Nuk mendojmë për Chelsean. Ata janë 6 pikë para, por mund të humbasin”, tha Pellegrini.

Trajneri kilian beson së Manchester City mund të jetë edhe më i fortë kur t’i rikthehen lojtarët nga lëndimet. “Lojtarët e rëndësishëm do rikthehen nga dëmtimet dhe do na ndihmojnë, por ne duhet të gjejmë alternativa të reja për të luajtur”, ka shtuar Pellegrini.

Manchester Cityt që është kampion aktual në Premier Ligë do t’i rikthehet edhe mesfushori Yaya Toure. Pasi Kupa e Afrikës ka përfunduar dhe mesfushori shumë shpejtë do t;i bashkohet skuadrës.