SHPËRNDAJE

Pellegrini

Manuel Pellegrini mund të zëvendësoj Massimiliano Allegrin në Juventus.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri po kërkohet nga Chelsea dhe ai mund të largohet gjatë verës së ardhshme.

Por, kjo nuk i shqetëson drejtuesit e Juventusit, pasi ata tashmë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas mediave italiane, nëse Allegri largohet, atëherë drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri në largim i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini.

Kiliani përveç Cityt ka drejtuar edhe Real Madridin dhe me përvojën e tij do të ishte një zgjedhje e mirë për Juventusin.