SHPËRNDAJE

Trajneri i Manchester City edhe më tej beson se ekipi i tij mund të shkoj në xhiron e ardhshme në Ligën e kampionëve edhe pse në ndeshjen e parë kanë pësuar humbje në stadiumin e tyre.

“Do të tentojmë të shkojmë në Barcelonë dhe ti mposhtim në Camp Nou. Kjo dotë jetë hakmarrja jonë” ka thënë Pellegrini.

“Natyrisht se mund të shkojmë tutje. Besojmë në mundësitë tona dhe nëse gjërat shkojnë mirë për ne, mund të ndodh që ta eliminojmë Barcelonën nga garimi i tutjeshëm” ka shtuar kiliani.

“Nëse shenojmë gol në minutat e para kjo do të ketë rëndësi shumë. Nëse Bacelona udhëheq, atherë ata do të kenë përparësi të madhe” ka thënë ai.