SHPËRNDAJE

Nga ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, prej ti se i dërguari i Allahut ka thënë: ”Robit vazhdimisht i pranohen lutjet, përderisa nuk lutet për ndonjë mëkat ose për ndërprerje të lidhjeve farefisnore, përderisa nuk nxiton.” (2)

Nga Ubade b Samit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Ka thënë i dërguari i Allahut: “S’ka mysliman mbi tokë që i lutet Allahut me lutje, përveç se Allahu do t’ia dhurojë atë ose i largon një të keqe si ajo, përderisa nuk lutet për ndonjë mëkat
ose për ndërprerje të lidhjeve farefisnore.” (3) Në një transmetim tjetë: ”Ose Allahu i ruan prej shpërblimit si ajo.”

Nga ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut: “Allahu është i mirë dhe nuk pranon përveç se të mirës dhe se Allahu i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar edhe të dërguarit. Thotë Allahu i Lartësuar:
”O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira.” Muminun: 51. Po ashtu thotë: ”O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë.” Bekare: 172, Pastaj, përmendi njeriun i cili udhëton gjatë, flokëprishur, i ngritë duart drejt
qiellit dhe lutet: o Zoti im, o Zoti im, ndërsa ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, është ushqyer me haram. Andaj, si t’i plotësohet duaja të tillit? (4)

Nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se pejgamberi alejhi selam ka thënë: ”Pasha Allahun që ka në dorë shpirtin tim, do të urdhëroni për të mirë dhe të ndaloni nga e keqja ose përndryshe Allahu do të dërgojë mbi juve dënim, pastaj do t’i luteni Atij
dhe nuk do të ju përgjigjet.” (5)

Komenti: Lutja ka pengesa që ndalon përgjigjen, myslimani duhet që të largohet prej tyre, ashtuqë lutja e tij të jetë më afër përgjigjes. Mosrealizimi i kërkeses nuk nënkupton se lutja nuk është pranuar, por vërtetë Allahu është i Gjithëditur, e di se çka është
e dobishme për njerëzit, ndoshta Allahu ia ruan pronarit të saj për diten e kijametit ose ia largon një të keqe si ajo. Pra, kërkohet nga myslimani që kur lutet të mos dëshpërohet nga përgjigjej, edhe nëse nuk e realizon atë që do.

Dobitë: 1. Ngrënia e haramit dhe veshja e haramit janë prej pengesave të përgjigjes. 2. Ngutja në kërkimin e përgjigjes së lutjes pengon përgjigjen, sepse kjo është një lloj dëshperimi nga mëshira e Allahut. 3. Përgjijgeja e lutësit nuk nënkupton se ka realizuar
kërkesen. 4. Nuk i përgjigjet lutësit nëse lutet për ndonjë mëkat ose ndërprerje të lidhjeve farefisnore. 5. Braktisja e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja është shkak për ndalimin e përgjigjes së lutjes.

Fusnota: 1) Shiko komentin e “Dyzet haditheve të Neveviut”, hadithi nr. 10. 2) Buhariu 11/140 hadithi nr. 6340, Muslimi2735, Tirmidhiu 3387, ebu Davudi 1484, ibn Maxhe 3898. 3) Tirmidhiu 3573, hadithin e ka bërë hasen shejh Albani në Sahihul-xhami 5637. 4)
Muslimi, 1015, Tirmidhiu 2989. 5) Tirmidhiu, 2169, hadithin e ka bërë hasen shejh Albani në Sahihul-xhami 7070.
Përkthim: Hoxhë Valdet Kamberi