SHPËRNDAJE

Pep Guardiola kërkon mesfushorin Adnan Januzaj në shkëmbim për t’ia lejuar Manchester United të nënshkruajë me Toni Kroos.

Menaxheri i Bayern Munich raportohet se është gati të bëjë sakrificë të madhe dhe të lejojë Manchester United të nënshkruajë me Toni Kroos.

Spanjolli është i vetëdijshëm për interesimin e United për mesfushorin gjerman, por nuk e ka në plan ta shesë atë.

Sipas BILD, Guardiola është i gatshëm të heqë dorë nga Kroos me vetëm një kusht – nëse Adnan Januzaj arrin në Allianz Arena në formë shkëmbimi.

Por burime të afërta me menaxherin e United, David Moyes, thënë se është e sigurt se ai do ta refuzojë kërkesën e Guardiolës. Moyes e sheh Januajn shtyllën e të ardhmes së Djajve të Kuq dhe nuk është i gatshëm ta shkëmbejë atë me Kroos.