SHPËRNDAJE

guardiola-3

Pep Guardiola duket se do t’i kalojë muajt më të vështirë në karrierën e tij si trajner
Ish trajneri i Barcelonës, i cili në fund të këtij edicioni do të largohet nga Bundesliga për në Angli te Manchester City, ka humbur dashurinë e tifozëve fanatikë të Bayern Munichut.

Gjatë ndeshjes kundër Darmstadt, ku bavarezët fituan me rezultat 3:1, në pjesën prapa portës ku qëndrojnë grupimi më i zhurmshëm i tifozëve të Bayernit, është parë një pankartë kundër Guardiolës.

“Pep nuk ka qenë asnjëherë pjesë e jona”, shkruhej në pankartën e tifozëve të Bayernit që duket se që nga tani kanë filluar të mos e duan Guardiolën. Duket se tre muajt e fundit te bavarezët, do të jenë shumë të gjata për trajnerin spanjoll.