SHPËRNDAJE

Pepe

Real Madridi ka marrë një lajm të mirë. Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe është shumë pranë rikthimit nga lëndimi.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka marrë një lajm të mirë. Pepe është rikthyer sot në stërvitje pas lëndimit që pësoi në ballafaqimin kundër Atletico Madridit në kuadër të Copa del Rey.

Reprezentuesi është paraqitur sot në stërvitje, derisa shtuar gjasat se do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Deportivo La Corunas, e cila do të luhet të shtunën.

Por, klubi mbretëror së fundi ka mbetur pa: Sergio Ramos, Sami Khedira, James Rodriguez, Fabio Coentrao, Luka Modric e Pacheco, të cilët janë të lënduar.