SHPËRNDAJE

Në një intervistë për “Onda Cero”, mbrojtësi i Real Madrid Pepe ka komentuar deklaratat e fundit të Jose Mourinhos, i cili deklaronte se ish futbollistët e tij “merengues” shiheshin në pasqyrë para se të futeshin në fushën e lojës.

“Është diçka që nuk na ka prekur fare, është normale që rregullohemi, duam të japim një imazh të mirë për skuadrën ku luajmë. Mourinho është e vetmja qënie humane që ngrihet në mëngjes e nuk shihet në pasqyrë”, ka thënëm portugezi.

Më pas i pyetur për Iker Casillas, Pepe u shpreh: “E kam mbrojtur gjithmonë jo vetëm si Iker Casillas por sepse është edhe shoku im i skuadrës, për gjithë ato që ka kaluar dhe për gjithçka ka bërë për Real Madrid dhe kombëtaren spanjolle”.