SHPËRNDAJE

30 familje të veteranëve të luftës dhe 20 familje të tjera skamnore, do të përfitojnë ndihma për drekën e Fitër Bajramit, me një solidaritet modest, prej 50 franga zvicerane për çdo familje, na njofton, kryetari i SHHLP-së, z.Ferat Rashiti.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë deri te festa e Fitër Bajramit, konkretisht më 4 qershor, si edhe viteve të tjera, edhe kësaj here, SHHLP-me qendrën e saj në Gossau të Zvicrës, në bashkëpunim me OVL, ndajnë ndihma për këtë festë 30 familjeve të veteranëve të luftës si dhe 20 familjeve skamnore. Pra, gjithsesj, do të përfitojnë 50 familje. Siç na njofton për medien tonë, kryetari i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, z.Ferat Rashiti, çdo familje do të përfitoj nga 50 franga zvicerane, ndoshta edhe nuk janë shumë, por për të kremtuar festën ndoshta janë të mjaftueshme, na thotë ai.

Ai ndër të tjera, na tha, se falënderon të gjithë anëtarët e shoqatës, pastaj, kryesitë e xhamive që funksionojnë në Zvicër, disa donatorëve dhe bëmirësve të shumtë, po ndihmojmë ata që kanë nevoj. Shoqata jonë nuk është ndalur edhe nuk do të ndalet edhe në të ardhmen, me aq mundësi sa kemi. Një është e sigurt, se për këto vite sa jemi duke bashkëpunuar me miq të shumtë rreth shoqatës sonë, kemi ndihmuar shumë familje dhe të gjitha ndihmat janë publikuar edhe nëpër media. Prandaj, falënderojmë edhe mediet tona, që asnjëherë nuk janë kursyer për ti dhënë hapësirë aktiviteteve tona.

Njëherit, falënderoj të gjithë dashamirët e bëmirësi dhe më lejoni, që përmes medias suaj, ti drejtohem të gjithë bashkëkombasve tanë të fesë islame, gëzuar Festën e Fitër Bajramit, paqja dhe e mira qoftë mbi të gjithë“. Ndërsa, kryetar nderi i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, është shumë i kënaqur dhe njëherit falënderues edhe kryesisë aktuale, por edhe anëtarëve si dhe gjithë donatorëve që kanë dhënë e që po japin, që sado pak ti ndihmojmë ata që kanë nevoj edhe në festa.

Ai na kujton, se sigurisht, se ka familje, që për drekën e Bajramit, nuk kanë se çka të shtrojnë para fëmijëve, prandaj, kjo është një punë huamanitare, që na takon të gjithëve që të ndihmohemi mes veti, sepse ashtu, kemi qenë e do të jemi me shekuj. Kombi ynë është i dalluar për solidaritet. Këto ndihma që do të përfitojnë 50 familje, sigurisht, se do ti mirëpresin, sepse ato vijnë nga mërgata jonë, që kurrë si ka harruar e as që do ti harroj edhe në të ardhmen. Falënderoj të gjitha kryesitë e xhamive që kanë ndihmuar, që kurrë nuk na kanë kthyer me dorë thatë, pastaj anëtarët e shoqatës, donatorë të ndryshëm.

Zoti i dhashtë gëzime secilit që ka kontribuar. Tekefundit, një ditë do të ndahemi të gjithë nga kjo botë dhe këto të mira që do ti bëjmë në këtë botë, do ti marim me vete në botën e përjetshme. Faleminderit edhe mediave për mbështetjen e vazhdueshme. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Padyshim, se kisha dashur ti uroj të gjithë kombit tonë, besimtarëve muslimanë, kudo që ndodhen, gëzuar festën e Fitër Bajamit, duke ju uruar shëndet dhe gjitha të mirat“.

Vlenë të përmendet në fund të këtij shkrimi, se SHHLP me qendrën e saj në Gossau, ka kontribuar me shumë ndihma të lloj llojshme në atdhe dhe ato janë të njohura besoj për secilin. Besojmë shumë, se duke i njohur veprimtarët, që janë në këtë shoqatë, që punojnë me shumë sinqeritet, edhe në të ardhmen, do të kontribuojnë për ata që kanë nevoje./Dashnim Hebibi, presheva.com/