SHPËRNDAJE

Dinar
Komuna e Bujanocit nëpërmjet trupit Koordinues dhe qendrës për zhvillim të infrastrukturës do të marrë 114.4 milionë dinarë, Presheva 105 milionë dinarë ndërsa Medvegja 36.1 milionë dinarë, njofton TK, transmeton presheva.com.

Kryetari i trupit koordinues Zoran Stankoviq ka thënë se këto të holla janë për objekte të infrastrukturës dhe aktivitete të punës së vetqeverisjes lokale në jug të Serbisë për vitin 2016.

Ky buxhet është rritur për 6 milionë dinarë në krahasim me vitin e shkuar.

Komuna e Bujanocit ka marrë 45% të këtij buxheti. /presheva.com/