SHPËRNDAJE

Njoftim për qytetarët e Komunës së Preshevës

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës se Drejtorati për Punë të Inspekcionit komunal, në bashkëpunim me Ndërmarrjen publike Moravica, janë duke praktikuar një regjim të ri në menaxhimin e deponisë së qytetit.

Mbeturinat në sasi të mëdha (kamiona, rimorkio traktori apo vetura, bagazhe veturash etj.), të cilat dërgohen tek deponia nga vetë qytetarët, duhet të hidhen në brendësi të deponisë, e jo në hyrje të saj, apo përskaj rrugës.

Me qëllim të monitorimit të plotë të situatës dhe evitimit të parregullsive gjatë shfrytëzimit të deponisë, Komuna e Preshevës dhe NP Moravica kanë vendosur kamerat e vëzhgimit 24 orë.

Punëtorët e ndërmarrjes Moravica do të jenë gjatë tërë javës prezent në deponi nga ora 7:00 deri në orën 18:00 dhe do të evidentojnë çdo mjet motorik që bënë hudhjen e mbeturinave. Pas këtij orari, ndalohet qasja në deponi e personave të pa autorizuar.

Hyrja dhe hudhja e mbeturinave fillimisht do të jetë pa pagesë, deri në marrjen e vendimit tjetër.

Inspekcioni komunal do të intensifikojë punën e tij në terren, ku me theks të veçantë çdo ditë do të patrullojë në rrugën nga qyteti deri tek deponia.

Kamerat e sigurisë do të fokusojnë hyrjet dhe daljet për 24 orë dhe do të regjistrojnë çdo automjet që futet apo hudhin mbeturina në hyrje të deponisë pas mbylljes së deponisë.

Me qëllim që të arrijmë nivelin sa më të lartë të përkujdesit ndaj ambientit jetësor, evitimin e hudhjes së mbeturinave, djegies së deponisë etj., nevojitet bashkëpunimi edhe me ju të dashur qytetarë.

Çdonjëri që hasë në parregullsi në hudhjen e mbeturinave në hapësirat publike, rrugë lokale, sheshe etj., lutet të dërgojë informacionet (thirrje telefonike, mesazhe sms, mesazhe përmes Viber, foto apo video inçizime etj.) në telefonin kujdestar 063 8 565 892.

Të dhënat e dërguesve të informacioneve do të jenë konfidenciale.

Luten qytetarët e komunës sonë që t’i përmbahen rregullave të lartëpërmendura, në të kundërtën do të gjobiten për hudhjen e mbeturinave, sipas çmimores së shpallur ditë më parë nga Drejtorati i Inspekcionit komunal.

#përnjëPreshevëtëpastër