SHPËRNDAJE

Në Serbi, për t’u punësuar më e shpeshtë dhe më e lehtë është që të punësohet nëpërmjet lidhjeve politike dhe familjare. Në profesionalitetin dhe pregaditjen e atij që kërkon punë e kërkon vetëm 4% e punëdhënësit në Serbi, tregon hulumtimi i fundit nga “Fondi i qendrës për Demokraci”, me temën “Ta ndalojmë korrupsionin që rrezikon punën me dinjitet”.

Kombinimet politike, përkatësia partiake, familajre, dhe lidhjet miqësore janë arsyet kryesore me të cilat mund të fitoni një vend pune në Serbi.

Shumë lart renditen edhe dy llojet e mitos “Unë ty, ti mua” ose ti japësh dikujt të holla direkt në dorë që të fitosh një vend pune.

Në hulmtimin e Fondacionit dhe qendrës për demokraci, thuhet se 58% e të anketuarve janë përgjigjur se për të fituar një vend pune ndikon lidhjet politike dhe përkatësia partiake.

Lidhjet familjare dhe miqësore ndikojnë në 23% të rasteve ndërsa kualitetin, profesionaliteti dhe diploma ndikon vetëm në 4% të rasteve. /presheva.com/