SHPËRNDAJE

Florentino Perez nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen e Realit në transfertën ndaj Gironas. Në një ndeshje shumë të ngarkuar prej situatës politike, madrilenët dhuruan një paraqitje zhgënjyese, çka tërboi presidentin e klubit.

Si zakonisht, Perez zbriti në dhomat e zhveshjes, në përfundim të ndeshjes, por këtë herë foli vetëm vetë, duke mos lejuar asnjë prej lojtarëve të justifikojë paraqitjen.

Bosi i madrilenëve ngriti zërin, duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të situatës. Perez e ka quajtur të turpshme dhe aspak të denjë, paraqitjen në fushë të yjeve të tij, ndërsa lojtarët kanë pritur kokëulur kritikat.

Reali ndodhet në një situatë të vështirë në La Liga, sepse ka 8 pikë më pak se Barcelona, në vetëm 10 javët e para të kampionatit, çka e komplikon objektivin për fitimin e titullit.