SHPËRNDAJE

 

Real Madridi dhe Tottenham përsëri mund të kryejnë punë të mëdha sikurse 2012 kur arritur Luka Modric dhe një vit më vonë Gareth Bale.

Siç njoftojnë mediet spanjolle, drejtuesit e Real Madridit janë të impresionuar me Harru Kane dhe duan që ta sjellin si “9” për verën e ardhshme.

Florentino Perez e di shumë mirë se pronari i Tottenham Daniel Levi është shumë i komplikuar për bisedime, andaj së pari ka pyetur për çmimin.
Nga Londra ka ardhë përgjigja, 200 milionë euro, asnjë cent më pak, andaj ka ardh edhe oferta e cila më së shumti do ta gëzoj trajnerin Pochetinon.

Real Madridi dëshiron që këtë çmim ta zbresë duke ofruar Gareth Bale dhe Borya Mayoral që janë dy dëshiat e mëdha të trajnerit të Tottenham.

Edhe vet Kane në një far mënyre ka shpreh dëshirën e tij të transferohet tek Real Madrid, pasi pas ndeshjes kishte deklaruar pas shkëmbimit të fanellave me Ronaldon: Kam kërkuar fanellën e Ronaldos pasi ai është idhulli im. Kariera e tij është shembull i imi”.