SHPËRNDAJE

Eto

Florentino Perez nuk dëshiron lojtarë me ngjyrë në skuadrën e tij.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është kundër lojtarëve me ngjyrë.

Një zbulim të tillë e ka bërë agjenti i Iker Casillas, Santo Marquez, në një intervistë për AS, përcjell Goal.com.

“Ndodhi me Makelelen, për mungesë respekti. Florentinos nuk i pëlqejnë lojtarët me ngjyrë, ai nuk është racist por nuk i pëlqen ata”, u shpreh Marquez.

“Unë gjithashtu kam luftuar me të për Eto’on. Samuel ishte një Galactico aq sa Figo. Ai u largua për shkak të ngjyrës së lëkurës”, shtoi tutje agjenti me licencë të FIFA’s.

SHPËRNDAJE
Artikulli mëparshëmRomero tek United
Artikulli i rradhësCR7 dhe Margot Robbie