SHPËRNDAJE

 

Mediet spanjolle edhe më tej shkruajnë rreth të ardhmes së Gareth Bale. “Don Balon” shkruan se tek Real Madridi janë penduar se nuk e shitën këtë verë, pasi do të humbin shumë të holla.

Mourinho këtë verë ishte i gatshëm ta paguaj 100 milionë euro, Zidane nuk ka pasë asgjë kundër, por këtë transferim e ka stopuar presidenti Perez. Sipas kësaj gazete, kjo edhe stopoi transferimin e Mbappe, pasi për francezin e ri nuk kishte vend.

Problemi me Bale mbeti, ai praktikisht nuk është më standard, me pjesë të lëndimeve që e përcjellin dhe pjesa tjetër se Real Madridi luan më mirë me formacion 4-4-2.
Zidane konsideron se duhet të shtyhen përpara lojtarët e ri në llogari të Bale i cili asnjëherë nuk arriti të përshtatet.

Shumica e akuzojnë se ai as që është munduar, ka mbetur i distancuar, asnjëherë vetën nuk e ka konisderuar si pjesë e zhveshtores, ndërsa më së afërmi si mik është vetëm me Modriçin me të cilin kanë luajtur në Tottenham.

Bale nuk do të arrij ta trashëgoj Ronaldon, as si brend, kjo është më se e qartë, andaj edhe Florentino Perez kishte paguar një shumë rekorde për të.

Ai tani më ka ndryshuar, është i gatshëm që verën e ardhshme ta shesë Bale, por çmimi i këtij futbollisti ka rënë.

Bale ka luajtur 159 ndeshje për Real Madridin dhe ka shenuar 70 gola, çka është një mesatare e mirë, por statistika na mashtron duke marrë parasysh se sa gola shenojnë Los Blancos.