SHPËRNDAJE

Një grup të rinjsh, përfaqësues të OJQ-së “Kërko të drejtën tënde” nga Presheva në përbërje prej tre anëtarëve: Abdurrahim Bajrami (Kryetar i OJQ-së), Sadri Aliu (anëtarë) dhe Shpëtim Mahmudi (anëtarë), po marrin pjesë në Festivalin botëror për të rinj dhe student “World Festival for Youth and Students” në Sochi të Rusisë, festival ky që po zhvillohet nga data 14-22 tetorë 2017 me të rinj nga e gjithë Bota.

Në një postim në Facebook, Kyetari i OJQ-së Abdurrahim Bajrami shprehet shumë mirënjohës për gjithë ata që e përkrahën Organizatën “Kërko të Drejtën Tënde” në rrugëtmin e tyre për të qenë pjesë e një evenimenti kaq të madh botëror. Në postimin e plotë në “facebook” ai shkruan:

“Jemi me fat që për herë të parë ne histori, tre të rinj nga Lugina e Preshevës po marrim pjesë në një Festival madhështor Botëror të organizuar në Sochi të Rusisë për të Rinj e Studentë nga e gjithë bota.
Së bashku me delegacionin nga Shqipëria, me në krye presidentin e LDA-ALBANIA & KOSOVA, z.Marilo Metën po përfaqësojmë dhe prezantojmë në mënyrë sa më dinjitoze shtetin tonë, shtetin e gjithë shqipëtarëve, Shqiperinë!


180 shtete prezente, mbi 25.000 të rinj nga e gjithe bota, kultura të ndryshme, gjëra të reja, ekpseriencë e re, dhe ëndërr e re për ne e cila po realizohet në mënyren më të bukur të mundshme.
Guximi është ai që nuk na mungon dhe nuk na ka munguar asnjëherë, ndërsa vullneti i mirë, energjia e madhe që kemi, i ka rënë në sy të gjithëve, dhe ne këtu publikisht shfrytezojmë rastin të ju faleminderojmë të gjithë juve që na përkrahët, na mbështesni e do të na mbështesni gjithmonë. Jemi këtu se kemi një mision për ta realizuar, një qëllim të caktuar, me ide të ndryshme pozitive në dobi të cdo të riu shqiptarë!
Historinë po e shkruajm ne, për ju, për të gjithë.


Faleminderit që na përkrahët, na mundësuat e lehtësuat rrugëtimin tonë, e ne jemi të sigurtë se e kemi mbajtur dhe realizuar cdo fjalë qe ia premtuam!
Faleminderit, Komunës së Presheves me në krye z.Shqiprim Arifi, Këshillit Kombëtarë të Shqipëtarëve, dhe të gjithe sponzorëve tanë, biznesmenë që veprojnë në Luginë të Preshevës, të cilet na kanë lëne pa fjalë e komente.

Ju jemi mirënjohës, dhe shpresojmë të ju kemi bërë krenarë të gjithëve!”
Drejtori i Organizatës, Kerko të Drejtën Tënde,
Abdurrahim Bajrami.

/presheva.com