SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi dhe Enkel Rexhepi; janë takuar të premtën më 7 mars, në selinë e KDNJ në Preshevë; me Ambasadorin e Zvicrës në Serbi, z.Jean-Daniel Ruch dhe me atasheun e kësaj ambasade, Olivier Hoene.
Përgjegjësit e KDNj kanë njoftuar zyrtarët helvetik lidhur me gjendjen aktuale të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; si dhe kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre, lidhur me mundësitë e dinamizimit të proceseve, për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në rajon.

Duke e vlerësuar angazhimin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në veçanti, si dhe të shoqërisë civile në përgjithësi; Shkëlqesia e Tij, Jean-Daniel Ruch ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtar, për ta vazhduar kontributin e tyre në zhvillimin e proceseve të mëtejme shoqërore.  /presheva.com/