SHPËRNDAJE

Kryetari n.d i komunës së Preshevës gjatë një takimi me Komesarin e lartë për pakica pranë OSBE-së, Lamberto Zannier si dhe me zëvendës shefin e OSBE-së, Joseph Mellot ka diskutuar pë çështje kryesore sociale – politike që preokupojnë të gjithë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Biseduam rreth problemit të gjykatës dhe prokurorisë, vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan, teksteve shkollore si dhe problemeve tjera që janë përditshmëri e jona. Ata gjatë takimeve, u zotuan se do të ngrisin këto çështje në instancat më të larta ndërkombëtare brenda BE-së, si dhe siç thanë ata, shqiptarët në Luginë të Preshevës do të kenë përkrahje të plotë të OSBE-së për avancimin e pozitës së tyre” ka thënë Arifi pas takimit me komesarin e lartë.(presheva.com)