SHPËRNDAJE

Një grua që kishte mashtruar dhe përfituar shuma të majme të parave duke pretenduar se nuk mund të ecë, është paralajmëruar se mund të përfundojë në burg pasi është filmuar tinëzisht duke luajtur pa kurrfarë problemi.

Rebecca Peach, 49-vjeçe, e cila pretendonte se mezi arrinte të qëndronte në këmbë kishte përfituar nga shteti 45 mijë funte gjatë pesë viteve, është thënë në seancën dëgjimore në gjykatë, Ajo kishte arritur të rikuperohet pas 15 muajve pas një lëndimi që e kishte bërë të qëndroj e shtrirë, megjithatë pamjet e filmuara dëshmojnë se ajo kishte mashtruar dhe kishte keqpërdorur paratë e taksapaguesve për më shumë se pesë vite, duke vazhduar të pretendojë se nuk mund të lëvizë.

Hetuesit e departamentit të Punës dhe Pensionit, e kishin filmuar tinëzisht duke luajtur një lojë, ku shihet qartë se nuk kishte kurrfarë problemi në ecje e vrapim. Videoja është filmuar në klubin e boullingut në Coppice Lane të Willenhall, Angli gjatë vitit 2017, ku e “lënduara” shihet duke vrapuar nëpër fushë pa ndonjë problem.