SHPËRNDAJE

Rekordi për gola të shënuar 11 ndeshje me radhë në Champions League është ndërprerë në “Allianz Arena”.
Real Madridi e ka ftuar 2-1 ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Bayern Munich në “Allianz Arena”, ku Cristiano Ronaldo “agjëroi” për herë të parë pas 11 sfidave.

Portugezi theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënon në 11 ndeshje të njëpasnjëshme në Champions League – 10 këtë edicion si dhe në finalen e kaluar të Ligës së Kampionëve.

Në këto 11 ndeshje, Ronaldo ka realizuar në total 17 gola – 15 këtë edicion, dhe është golashënuesi më i mirë.

Ky rekord u ndërpre në Gjermani nga Bayern Munich, por Ronaldo është i lumtur me faktin se skuadra e tij mori një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në “Santiago Bernabeu”.