SHPËRNDAJE

Anësori i Interit, Ivan Perisic, i ka kaluar testet mjekësore te Bayern Munichu dhe është zotuar se do të japë maksimumin për klubin e ri.

Futbollisti kroat ndodhet në Munih për ta kompletuar transferimin e tij, ndërsa mëngjesin e të hënës iu është nënshtruar testeve mjekësore.

“Sapo i pata testet mjekësore. do të jap më të mirën!”, ka thënë 30-vjeçari në një prononcim për Bild.

View image on Twitter
Kampioni i Bundesligas do ta huazojë kroatin për pesë milionë euro, me opsion për ta blerë për 25 milionë të tjera në fund të sezonit.

Bayerni është në kërkim të anësorëve që nga largimi i Franck Ribery (që i skadoi kontrata) dhe Arjen Robben (që u pensionua).

Ky është klubi i tretë gjerman i Perisicit, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Borussia Dortmundin dhe Wolfsburgun.