SHPËRNDAJE

Me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të UÇPMB-së Fatmir Ibishit, sot në vendin e rënies në hyrje të fshatit Konçul të Bujanocit bashkëluftëtarë të Dëshmorit bënë homazhe dhe vunë kurora lules.

Pas homazheve në vendin e rënies në Konçul, ish-luftëtarët e UÇPMB-së, vazhduan për në Gjilan te varrezat e dëshmorëve ku pushon trupi i Fatmirit ku iu bashkangjit edhe komandanti i përgjithshëm i ish-UÇPMB-së Shefket Musliu dhe më pas në vendlindjen e dëshmorit në Uglar pran bustit të Fatmir Ibishi.

Kryetari i Ovl-UÇPMB-së për Bujanoc, Bejtulla Bejtullahu gjatë homazheve në Konçul u shpreh se, “Fatmir Ibishi ishte nga dëshmorët e parë të UÇPMB-së, i cili i kishte vërë vetës një qëllim që këto troje shqiptare duhet ta gëzojnë lirin dhe ky popull duhet ti gëzojë të drejtat e tijë. Dëshmorët që po përkujtojmë sikurse Fatmiri por edhe të tjerët na kanë lënë një amanet se lufta e UÇPMB-së kishte një qëllim, bashkimin e këtyre trojeve me trungun e vetë Kosovën” u shpreh Bejtullahu.

Ai gjithashtu potencoi se, “jemi në një fazë kur po flitet dhe po vlerësohet lartë kontributi i ish-ushtarëve dhe amaneti i dëshmorëve, besoj që është moenti që edhe kjo pjesë të jetë pjesë e Kosovës dhe atëherë dëshmorët tanë mund të prehen të qetë, sepse ata mund të mos jenë fizikisht, por vepra e tyre gjimon do të jetë e gjallë”. Si gjithherë edhe kësaj radhe nuk mungoi prezenca e kryetarit të KK të Bujanocit Adnan Salihut dhe liderit të LPD-së Shqiprim Musliut, të cilët vlerësuan lartë kontributin e dëshmorit Fatmir Ibishit./presheva.com/