SHPËRNDAJE
Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, njëherit ish-kryetarë i Kuvendit Komunal të Buajnocit dhe Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, veprimarit të çështjes kombëtare Jonuz Musliut, sot në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc u mbajtë Akademi përkujtimore në përkujtim të jetës dhe veprës së të ndjerit Musliu. Fillimisht familjarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të pushteti lokal, kanë vërë kurora lulesh tek varri i të ndjerit, në vendlindjen e tij në fshatin Konçul të Bujanocit, ku nderuan jetën dhe veprën e Musliut. Akademia përkujtimore filloi me një minut heshtje nga të pranishmit.
Si veprimtarë të palodhur, politikan të shquar dhe bashkëpunëtorë të pazëvendësueshëm e vlerësuan në fjalimet e tyre, Kryetari i Këshillit Kombëtarë Boshnjak Sulejman Uglanin, kryetari i OVL-së në Bujanoc Bejtulla Bejtullahu, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë Ragmi Mustafa. Për jetën dhe veprën e Musliut foli edhe kryetari i Kuvendit komunal të Buajnocit Adnan Salihu, i cli akoma e ka të freskët bashkëpunimin me Musliun.
Salihu tha se, “Musliu ishte një njeri i cili asnjëherë nuk diti të ndalet në avansimin e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. Edhe pse ky përvjetorë është organizuar nën patronatin e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë dhe Pushtetit Lokal të Bujanocit, në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit (FB) që nga publikimi i ftesës dhe deri më sot, as edhe një moment nuk është parë e udhës që të publikohet ftesa e Akademisë përkujtimore.
Vlenë të theksohet se Akademi përkujtimore do të mbahet të dielën më 20.01.2019 edhe në qytetin e Gjilanit nën patronatin e komunës së Gjilanit dhe manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”./presheva.com/