SHPËRNDAJE

FatmirIbishi-02

Bashkëluftëtarë, familjarë dhe shokë, të premtën me rastin e përvjetorit të rënies përkujtuan jetën dhe veprën heroike të Komandant Fatmir Ibishit, i cili përkrah luftëtarëve të UÇPMB-së dha më të shtrenjtë, jetën e tij për lirin e këtyre trojëve.

Fillimisht homazhet nisën në vendin e rënies, në hyrje të fshatit Konçul të Bujanocit, aty ku Fatmiri për herë të fundit la amanetin e tij shokëve të idealit, që liria e trojëve shqiptare është mbi të gjitha dhe ska çmim. “Fatmiri na la një amanet, na mësoi se Liria e trojëve shqiptare dhe mbrojtja e popullit shqiptarë nuk ka çmim” u tha në vendin e rënies nga shokët e dëshmorit Komandant Fatmiri Ibishit.
Pas nomazheve në Konçul hamozhat dhe vendosja e kurorave vazhdoi edhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan dhe te Lapidari i heroit në fshatin Uglarë të Gjilanit. Komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së Shefket Musliu, gjatë vendosjes së kurorave në varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidari në Uglarë tha se, dëshmorët e kombit dhe invalidët e luftës nuk janë duke u rrespektuar sa duhet, të gjith duhet ti kushtojmë më shumë rëndësi vlerave të luftës së UÇPMB-së sepse për këtë liri që ne po e gëzojmë dëshmorët derdh gjakun e tyre.