SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës, Shqiprim Aridi priti sot në kabineton e tijë Ambasadorin e Norvegjisë, Jorn Eugene Gjelstad.

Arifi fillimisht i uruar mirëseardhje për herë të parë Ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë të emëruar në Nëntor të vitit të kaluar.

Edhe pse  kjo ishte vizita e tijë e parë, Ambasadori i ri ishte i njoftuar në detaje me rrethanat dhe problematikat e Komunës sonë dhe regjionit në përgjithësi, thotë për preshevacom kryetari Arifi.

Pas takimit me diplomatin norvegjez na gëzoi fakti që përkushtimi i Ambasadës së Norvegjisë për hapjen e kufirit Miratoc Llojan vazhdon të shprehet me synime të qarta në realizimin e suksesshëm të kësaj iniciative.

Shkëlqesinë e tij e informuam rreth problematikave të ndryshme siç janë:

mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës, rikthimi i gjykatës themelore në Komunën tonë, tekstet shkollore etj , thotë kryetari i Preshevës.

Në fund Ambasadën Norvegjeze faleminderuam në veçanti për angazhim në realizimin e projektit të ujit të pijshëm dhe hapjen e kufirit Miratoc- Llojan ka potencuar Arifi./presheva.com/