SHPËRNDAJE

E plotësuar: Një person i vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci i saktë i konfliktit midis dy familjeve në Prizren.

Siç mëson Indeksonline, personi në gjendje të rëndë nuk ka arritur t’ia dalë gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Si shkak i zënkës mes dy familjeve, ka nisur mes tyre shkëmbim zjarri.

Nga ky shkëmbim, kanë mbetur 7 persona të plagosur.

Mësohet se në konfliktin e armatosur janë përfshirë familja Abdylaga nga komuna e Suharekës dhe familja Berisha nga Prizreni, për shkak të një konflikti prone.

Personat e përfshirë në konflikt kanë përdorur, pistoleta, kallashnikovë dhe mjete nga më të ndryshmet të forta.

Rasti po hetohet nga policia.