SHPËRNDAJE

Zëvendësministri i drejtësisë dhe Administratës publike Igor Todoroski dhe kryeshefi i repartit për punë ligjore dhe përkrahjet për punë interne Marina Drazhiq kanë vizituar komunën e Preshevës dhe Bujanocit, ku me përfaqësues të komunave kanë diskutuar për funksionimin e listave të vetme zgjedhore me qëllim të sigurimit të drejtave efektive të votës.

Në takime përveç kryetarëve të komunave, kanë marrë pjesë edhe krerët e administratave publike që merren me organizimin dhe vëzhgimin e punës lidhur me të dhënat si dhe mirëmbajtjen e listave të vetme zgjedhore. U ra dakord që në ditëtë në vijim të intensifikohet bashkëpunimi i administratës komunale me shërbimet amë për të verifikuar saktësinë teknike të të dhënave të qytetarëve që janë në listat zgjedhore.

“Komuna e Preshevës dhe Bujanocit ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e të dhënave për votuesit, mirëpo është e nevojshme që në të ardhmen të sigurohet kjo për të gjithë qytetarë që janë shkruar në listat e vetme zgjedhore” ka thënë ndimës ministri i drejtësisë dhe administratës publike Igor Todoroski.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe ai i Bujanocit Nagip Arifi kanë treguar interesim dhe gatishmëri, që siku deri tani, të punojnë në përmirësimin e kualitetit të të dhënave në listat zgjedhore. /presheva.com/