SHPËRNDAJE

 

Zëvendëskryetari i Bujanocit Stojança Arsiq i ka numëruar të gjitha projektet që kanë të bëjnë me asfaltimet në zonat serbe, me vlerë 65 milion dinarë, duke thënë se ai nuk mund të lejojë “gënjeshtrat e vazhdueshme të këshilltarit të opozitës Miodrag Milkoviq që të dalin si të vërteta.” Arsiqi ka reaguar pas kërkesës së Milkoviqit që pushteti lokal ti paraqesë projektet e asfaltimit prej 65 milionë dinarë në zonat e komunës së Bujanocit, ku jetojnë serbët, dhe portalit serb Bujanovaqke i ka paraqitur dokumentin me 13 projektet e shënuara dhe koston e çdo projekti veç e veç.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë çdo gjë dhe për këtë arsye unë po e paraqesë këtë dokument, dhe jo për shkak të Milkoviqit, që besojë se si këshilltar tashmë është i njohur me këto të dhëna, por kjo nuk e pengon që paraqes huti nën parullën e “gënjështra e shqiptuar njëqind herë bëhet e vërteta” Tha Arsiç. Projekti me vlerë më të madhe, nga të radhiturët, është riparimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e rrugës nga Jugokop në Kërshevicë, siç thuhet në dokument, me vlerë 33.4 milion dinarë. “Kjo është faza e fundit në rrugën e Bozhinjevc – Kërshevicë, për të cilën flet Milkoviç. Në vitin 2015, ky projekt u deklarua kapital dhe ka vlerën 94.7 milion dinarë.

Është punuar 4 ite në 4 faza, jo 3, siç thotë ai, dhe ka përfunduar plotësisht vitin e kaluar, “theksoi Arsiç. Ndër projektet e listuara janë edhe asfaltimi i qarkores në Banjën e Bujanocit me vlerë prej 5.8 milionë, asfaltimi i rrugës në lagjen Debonjci në Zhbevcë me vlerë 5.490.000 dhe rikonstruksioni i rrugës deri në fshatin Zhuzhelicë, e cila kushtoi 5.47 milion dinarë. “Vendasit mund të dëshmojnë më së miri se gjithçka është bërë, që unë po deklaroj, gjithashtu, ekziston edhe organi mbikëqyrës i Institutit të Trafikut të CIP”, tha Arsiç.

Asfaltimi i rrugës Lilance – Bogdanovc, për të cilën kanë pyetur lexuesit, e cila do të kushtonte rreth 40 milionë, por vetëm mbushja ja kushtuar rreth 9 milion, e cila, sipas fjalëve të njeriut të dytë të pushtetit lokal, vë në pikëpyetje rsyetimin për investimet të mëdha në zonat malore. “Do të përpiqemi që rrugët në zonat malore, në rrethin e fshtrave Jastrebc, Bogdanovc, Llukarce, Satar, ti mbajmë të kalueshme me pajisjet në dispozicion”, ka thënë Arsiç./presheva.com/