SHPËRNDAJE
Me pak fjalë do të thonim se shkaktari kryesor janë kostot (sigurimi, MPG, pjesët, riparimet, taksat, etj.)

Megjithatë, ka shumë arsye për mos adoptimin e makinave amerikane në Evropë.

Le t’i përmendim disa:

Të mëdha për rrugët/vendet e ngushta

Meqenëse shumë qytete evropiane janë ndërtuar shumë kohë më parë kur transporti ishte vetëm kuaj dhe këmbët e njeriut – rrugët janë shumë më të ngushta sesa rrugët tipike amerikane. Për shembull, hapësira standarde e parkimit në Britani të Madhe është 15.7ft (4.8m) në gjatësi, me 7.8ft (2.4m) në gjerësi. Nëse i hedhim një vështrim, automjeti më i shitur amerikan në vitin 2018 është Ford F-Series. Nëse marrim si shembull Ford F150, makina ka këto dimensione:

Gjatësia – 209.3 (5,32 metra) (Hapësira e kabinës 6.5 ‘)

Gjerësia – 79.9 (2.03 metra)

Nëse bëjmë disa llogari, duke llogaritur edhe skenarin më të keq kur të gjitha automjetet kanë këto madhësi të ngjashme ose edhe m të mëdha + disa kufizime në lartësi + disa pengesa të zakonshme të parkimit (llambat, shtyllat, pemët etj) = do të krijonte kaos dhe ndoshta një revolucion të parkingut.

Mentaliteti evropian

Makinat amerikane nuk do të përshtateshin në mentalitetin evropian pasi që Evropa ka të bëjë me të ‘ardhmen e gjelbër’ dhe ‘qëndrimin miqësor’ ndaj mjedisit me efikasitet më të madh. Ku Holanda është e rrethuar nga biçikleta dhe automjete elektrike, do të ishte e vështirë të përfytyroheshin makina masive V8 5.0 litra, të gjitha të radhitura si njerëzit në foton më poshtë. Paramendoni gjatësinë e kolonës por edhe të reve të CO2. Do të ishte e papranueshme për shumë njerëz me besim të tanishëm.

Aftësitë në vozitje

Mund të themi me kogja siguri se shumë njerëz kanë edhe probleme në ngasje me një automjet të tillë të madh (dimensionet dhe motori) për shkak të faktit që njerëzit nganjëherë kanë problem për të parkuar edhe një Vë Polo. Me një fjalë, disa shoferë do të duhej të merrnin mësime ekstra të vozitjes vetëm për të trajtuar makinat amerikane.

Si përfundim

Do të kërkonte shumë kohë para dhe përpjekje për tu përshtatur me makina amerikane. Më shumë kuptim do të kishte t’i shijonim ato gjatë qëndrimit në Amerikë se sa t’i sjellim në Evropë. Në përgjithësi do të ishte përvojë e mrekullueshme dhe kënaqësi për të vozitur makinë amerikane, por do të ishte detyrë e vështirë dhe jo shumë efikase, pra e pakuptimtë në afat të gjatë.