SHPËRNDAJE

Ta përshëndesë burri gruan e huaj? Disa dijetarë e kanë ndaluar që burri ta përshëndesë gruan e huaj, dhe disa e kanë lejuar me kusht që të mos bëhet fitne, e disa të tjerë kanë shpjeguar këtë dhe kanë thënë:
“Nëse është grua e re dhe e bukur nuk lejohet, e nëse është e moshuar lejohet përshëndetja e saj.”
Është pyetur imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë: “A duhet përshëndetur femra?”
Ka thënë: “Nëse është e moshuar nuk ka gjë, nëse është e re jo”.
(El-Adabu-esherije 1/352)
Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përshëndetet plaka dhe ato gra që janë të ndaluara të martohet me to, dhe të tjerat përveç tyre- jo.
(Zadul Mead 2/412)
Kjo është më e zgjedhura përshkak që të mbyllen dyert e të keqes dhe sprovës.
Ndërsa ajo që është transmetuar se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, i ka përshëndetur gratë me selam, ndërsa ai ka qenë i mbrojtur dhe i siguruar nga sprova e tyre (grave).

vazhdon…

Kitabul-Adab.
Autor:Fuad Abdulaziz Shelhub
Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi