SHPËRNDAJE

Peru

Peru është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Pas Kilit edhe Peru është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës. Peru arriti që në çerekfinale ta mposhtë Bolivinë me rezultat 1:3.

Hero i peruanëve ishte sulmuesi i Flamengos, Jose Paolo Guerrero, i cili shënoi tre gola në këtë takim (21, 23 dhe 75).

Kurse, golin e vetëm për bolivianët e realizoi Marcelo Moreno, gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, nga penalltia.

 

https://www.youtube.com/watch?v=05qwUTt9_I0