SHPËRNDAJE

Tezet luajnë rol unik në jetën e një fëmije, ndërkaq luajnë rol esencial në edukimin dhe rritjen e një fëmije. Të qenit teze nuk nënkupton vetëm të jesh e afërme e fëmijës, por pastaj bëhet edhe mënyrë e jetesës.

Është emër i veçantë. Madje, disa teze bëhen si nëna të dyta, shoqe, apo edhe mësuese. Ato u dhurojnë dashuri të jashtëzakonshme nipave e mbesave që i kanë, Më poshtë i keni disa arsye se përse tezet luajnë rol shumë të veçantë dhe të rëndësishëm në jetët e nipave e mbesave. Tezet mund të japin pikëpamje të ndryshme mbi jetën Ato mund të shprehin mendime të cilat janë të ndryshme nga mendimet e prindërve.

Ato mund t’u ndihmojnë nipave e mbesave për çdo gjë, duke filluar nga mësimi i shkronjave e numra e deri te këshillat për rrethanat e vështira. Nuk mungojnë asnjëherë në festa të ndryshme Tezet gjithmonë janë prezente për festimin e ditëlindjeve apo për diplomimin e nipave e mbesave. Ato nuk mungojnë në asnjë ngjarje pavarësisht se çfarë duhet të bëjnë – qoftë nëse është fjala të marrin pushim nga puna apo të bëjnë pak udhë të gjatë. Mbi të gjitha, tezet shpeshherë u blejnë dhurata të mira nipave e mbesave.

Tezet japin dashuri!

Tezeve u pëlqen t’u dhurojnë dashuri e përqafime fëmijëve. Përqafimi me nipa e mbesave është emocion fantastik për to dhe vetëm sa e forcon lidhjen teze-nip/mbesë. Tezet i dëgjojnë problemet të cilat fëmijët nuk mund t’i ndajnë me prindërit Kur nipi apo mbesa ka nevojë për këshilla, tezja është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar, e posaçërisht kur është fjala për probleme të cilat fëmijët nuk mund t’i ndajnë me prindërit e tyre.

Tezet sillen mirë edhe kur fëmijët e kanë gabim Tezet në përgjithësi janë më zemërgjera dhe më të relaksuara dhe nuk i trajtojnë nipat e mbesat ashpër kur sillen keq. Ato rrallëherë bërtasin, por zakonisht dëgjojnë, flasin dhe u shpjegojnë atyre se çfarë kanë bërë gabim dhe si duhet ta rregullojnë atë.