SHPËRNDAJE

Me shumë gjasa keni dëgjuar për Jeff Bezos. Pas të gjithave, ai është njeriu që qëndron pas Amazon, biznesit më të madh të shitblerjeve online në botë.

Për ta kuptuar drejtë veprën e tij, ai është njeriu që revolucionarizoi mënyrën se si porosisim sot. Praktikisht ai shtroi rrugën drejt blerjeve online edhe ndërmarrësve të tjerë drejt industrisë gjigante të botës së tregtisë online.

Që nga fëmijëria e deri te kauzat që i konsideron të shtrenjta, ja cilat janë pesë gjërat që mbase nuk i keni dëgjuar askund rreth Jeff Bezos.

Njeriu që e rriti atë nuk ishte babai i tij biologjik

Jeffrey Preston Jorgensenlit u lind më 12 janar të 1964 nga Jacklyn Gise Jorgensen dhe Ted Jorgensen. Pas një viti martesë, çifti u divorcua. Më pas mamaja e tij u martua me Miguel “Mike” Bezos, i cili e adoptoi në mënyrë ligjore Jeffin në moshën katër vjeçare.

Jeff i ndërronte punët

Në fillimet e tij ai punonte për Fitel, një kompani startup në fushën e telekomunikacioneve ku punoi për dy vite. Pasi hoqi dorë nga një punë e qëndrueshme në Bankers’ Trust, ai iu bashkua D. E. Shaw, një firme të menaxhimit të investimeve në Wall Street.

Bashkë me bashkëshorten kanë adaptuar një vajzë nga Kina

Jeff dhe MacKenzie kanë tre djem dhe një vajzë, të cilën e kanë adaptuar në Kinë.

La një punë të qëndrueshme për të nisur Amazon.com

Jeff Bezos hoqi dorë nga pozicioni i zëvendës presidentit te D.E. Shaw për të nisur një biznes të tijin. Ai mori me qira një shtëpi, garazhin e së cilës e përdori së bashku me punonjësen e tij të parë, Shel Kaphan.

Bezos është “koprrac”

Bezos natyrën koprrace të njeriut e vërtetoi kur themeloi Amazon.com nga garazhi, ndërsa e shndërroi një derë prej druri që t’i shërbente si një tryezë. Edhe sot e kësaj dite, tryezat në zyrat e kompanisë përdorin të njëjtin model të “tryezave dyer”.