SHPËRNDAJE

Ditën e kalon i zhveshur, duke luajtur video-lojëra dhe vazhdon të hajë pa kontroll ushqime pa vlerë. Megjithëse i ka 320 kilogramë, amerikani pretendon se do të vazhdojë të hajë pa aplikuar ndonjë dietë deri në sekondën e fundit të jetës së tij.

Casey King është 34-vjeçari i papunë nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, që varet tërësisht nga babai tij, që kujdeset për të edhe për gjërat elementare.

“Do të ha derisa të vdes. Zgjohem në orën 12 dhe qëllojani, nisi të ha, pastaj shikoj televizion, video-lojëra dhe fle. Nuk kam shumë aktivitet”, ka thënë King.

Gjatë tërë kohës, atij i duhet të qëndrojë krejtësisht i zhveshur, sepse nuk ka rrobe që i bien tamam.

“Është nxehtë këtu dhe ri i zhveshur, luaj video-lojëra. Jam vetëm gjithnjë, sapo e mbylli derën, gjithçka është në rregull” tha ai në një emision televiziv, që merret me personat mbipeshë dhe mundësinë që të dobësohen.

Sipas tij, i vetmi shpëtim janë video-lojërat dhe komuniteti me të cilit komunikon virtualisht, sepse ‘i mundëson të jetë Casye që ka dëshirë, pa u vlerësuar nga pesha’, meqenëse jeta tij nuk ka marrë kahjen që ai ka dëshiruar.

“Gjithnjë kam qenë i plotë, ndërsa nuk përfundova shkollën e mesme isha mbi 100 kilogramë. Nëna më përzuri nga shtëpia sepse nuk punoja dhe erdha të babai”, është shprehur King.

Duke e ditur se ai është i mërzitur, që nuk po mund të gjente punë, babai e gëzonte duke i blerë gjërat më të mira për të ngrënë, gjë që edhe ai shtoi peshën.

Format trupore dhe pamundësia për të lëvizur, kanë bërë që ai të ngecë disa herë në vaskë, përfshirë edhe njëherë kur mbeti për nëntë orë. Për këtë arsye, babai ia bleu një vaskë llamarine, të cilën e vendos në oborr, në mënyrë që ta ketë më të lehtë lëvizjen.

Babai tij që nuk e ka moshën që të kujdeset për të, pranon se mërzitet shumë për të birin, por e do shumë dhe do të bëj aq sa mundet për ta ndihmuar.