SHPËRNDAJE

Një artist nga Maqedonia, Hristijan Spirovski, luan në piano në aeroportin e Melborne-t këngë të ndryshme të huaja, por edhe shqiptare.

Mes këngëve që ai vendos të luaj në piano për të kënaqur udhëtarët, luhet edhe kënga e famshme shqiptare ‘Vallja e Shotës’.

“Kur e dëgjojnë këngën, më pyesin se kush jam dhe zakonisht më bëjnë lëvdata”, është shprehur Hristijan.

Artisti gjithashtu pohon se do të luajë në piano dhe këngë të tjera shqiptare. “Kam marrë libër me këngë shqipe dhe do të luaj edhe këngë të tjera”, – vijoi më tej ai.