SHPËRNDAJE

Krzysztof Piatek ka pohuar se ai ka lindur gati dhe do të bëj gjithçka për të kthyer Milanin në Ligën e Kampionëve, garën më të madhe ekipore në Evropë. Piatek u zbulua zyrtarisht nga Milani të enjten pasdite, pasi kishte përfunduar transferimin prej 35 milionë eurosh nga Genoa dhe sulmuesi është i vendosur të kor suksese në San Siro. “Për mua është një tjetër hap përpara në karrierën time”, ka thënë fillimisht Piatek në prezantimin e tij.

Zyrtare: Piatek lojtar i Milanit “Shpresoj se mund të luaj mirë me Cutronen. Duam të shënojmë shumë gola së bashku dhe shpresoj se gjërat do të shkojnë mirë për ne. Mund të luaj me një sulmues tjetër pranë meje”. Piatek gjatë prezantimit:  “Nuk mendova se do të vij këtu. Është një ëndërr e bërë realitet. Pranë meje është Maldini, të cilin unë e kam admiruar gjithmonë. Për mua është një nder i madh të jem këtu”. “Unë kam lindur gati. Jam gati tani dhe do të bëj gjithçka për të kthyer Milanin në Ligën e Kampionëve. Do të luftoj për Milanin”.

“Isha një tifoz i Milanit duke u rritur dhe ishte ëndrra ime për të luajtur këtu. Vetëm të ulem pranë legjendave si Maldini dhe Leonardo është një nder i madh”. Maldini, Gazidis, Piatek dhe Leonardo (Foto: Milan TV) “Shpresoj se mund të tregoj talentin tim në çdo lojë. Nuk mund të them asgjë këtu, por gjithçka do të vendoset në këtë fushë”. “Është kënaqësi për mua të jem këtu në Milano. Jam sulmues, dua të shënoj në çdo ndeshje, të punoj shumë dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh në fushë”. “Gjithmonë kam besuar tek vetja. Doja të tregoja diçka të mirë në Serie A, kur u bëra pjesë në Genoa”. “Është e rëndësishme për mua që të shënoj sepse jam sulmues.

Jam i njëjti person si para se të bashkohem me Genoan”. “Do të doja të luaja në Ligën e Kampionëve. Kjo më jep gëzim të madh për të luajtur për Milanin dhe do të bëj çmos për të shënuar për këto ngjyra”, përfundoi ylli polak.