SHPËRNDAJE

Një pikturë që besohet të jetë punuar nga vetë diktatori gjerman, Adolf Hitler është shitur në një ankand të Gjermanisë me një vlerë prej 130 mijë eurosh.

Piktura e vitit 1914 paraqet qytetin e Mynihut, ndërsa u hodh në shitje nga dy motra, gjyshi i të cilave e kishte blerë pikturën në vitin 1916, kurse blerësi, sipas Reuters, mbeti anonim.

Në pjesën nga pas pikturës është firma e Adolf Hitlerit, ndërsa titulli i veprës është “Alte Rathaus”.

Nxjerrja e pikturave amatore të Hitlerit nëpër ankande është kritikuar shumë në Gjermani, pasi dihet se ai as nuk është pranuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Vjenës dhe pikturat nuk kanë vlerë, përpos emrit të tij.