SHPËRNDAJE

Një pilot me gati 20 vjet eksperiencë fluturimi është filmuar duke fjetur në kabinën e aeroplanit të tij, ndërsa bashkëpiloti i tij e regjistron atë.
Sipas mediave të huaja, , videoja u shfaq vetëm disa ditë pasi pilotët e China Airlines përfunduan një grevë shtatë-ditore mbi disa çështje, duke përfshirë lodhjen e pilotëve dhe orarin e gjatë të punës.
Kompania e cila e ka selinë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Taoyuan, i është përgjigjur incidentit duke thënë se videoja ishte filmuar përpara se zhvilloheshin grevat.
Videoja, që besohet të jetë filmuar nga bashkëpiloti, tregon se si “shefi” me përvojë, me sytë e tij të mbyllur dhe kokën e tij poshtë, ndërsa gjendet i ulur në ulësen kryesore të kabinës.
Ai nuk është emëruar, por ai thuhet se është piloti më i kompanisë ajrore në një Boeing 747 dhe kryesisht fluturon drejt Tokios, Okinawas, Seulit dhe Hong Kongut.