SHPËRNDAJE

Aeroplani i linjës së rregullt nga Prishtina në Bazel ishte tronditur nga turbulenca masive. Turbulenca të tilla janë të papërshtatshme, por jo të rrezikshme, sqaron një pilot i njohur i Airbus për Blick.

Horrori zgjati pak minuta, por pasagjerëve të fluturimit V07205 nga ALK Airlines nga Prishtina në Bazel, do t’u mbetet gjithmonë në mendje: Për shkak të turbulencave të forta aeroplani për rreth 15 minuta pësoi dridhje të pa paramenduara.

Dhjetëra persona u lënduan, e shumë të tjerë ishin të shokuar edhe pas orëve të tëra, me frikën që i kishte kapluar në palcë!

Thomas Steffen është vet për vite të tëra pilot i aeroplanëve Airbus. Edhe ai i kishte shikuar pamjet e kabinës së fluturimit të ALK. Për të është e qartë: Në turbulenca të tilla gjithmonë duhet llogaritur, dhe të gjithë duhet të kenë të vendosura rripat e sigurisë.

“Ka një arsye, se pse gjithmonë para fluturimeve u komunikohet pasagjerëve që të vendosin rripin e sigurisë. Për këtë edhe pilotët gjithmonë vendosin rripat para nisjes”, u shpreh piloti 44 vjeçar.

Turbulencat mund të shfaqen kur një aeroplan fluturon në masa ma të ngrohta ajrore. Këto masa ajrore ngriten më shpejt se sa ato më të ftohta, dhe kjo ndikon që aeroplani të ndryshojë gjendjen e fluturimit. Këto turbulenca zakonisht nuk janë të rrezikshme.

“Rrethanat në të cilat testohen aeroplanët janë edhe më të vështira”, theksoi piloti i njohur, Steffen.

Por, edhe piloti në fjalë e di se di të jetë situatë mjaft e papërshtatshme kur gjatë fluturimit aeroplani dridhet nga turbulencat.

Në pamjet e publikuara shihet se si pasagjerët po bëheshin gati për t’u shërbyer me pije e ushqim, kur aeroplani fillon të dridhet. Kjo situatë duhet të paralajmërohet nga ekipi në bordin e aeroplanit, thotë Steffen.

“Para secilit fluturim pasagjerëve u kumtohet një njoftim, ku edhe tregohen parashikimet për turbulenca të mundshme. Kur fluturohet në zona të tilla, pasagjerët gjithmonë paralajmërohen”, theksoi piloti i njohur.

Por, pse pilotët e fluturimit të agjencisë ALK nuk e kanë parë turbulencën?

“Ekzistojnë të ashqutuajtura ‘Clear Air Turbulences’, të cilat nuk mund të parashikohen në formë precize më parë dhe që nuk janë të shoqëruara nga retë”.

“Kur piloti fluturon nëpër zona të tilla me turbulenca, atëherë ai njofton kolegët me anë të radiolidhjes”, u shpreh piloti.

Të dielën pas aterrimit në Bazel, dhjetëra autoambulanca dhe ekipe të zjarrfikësve u shfaqën me të arritur aeroplani nga Prishtina. Dhjetë persona u shoqëruan në spital.

Blick ka pyetur agjencinë e njohur ajrore zvicerane, Swiss, për trajtimin e pasagjerëve pas fluturimeve të tilla.

Kjo kompani ka konfirmuar se ka një ekip ku pasagjerët trajtohen me kujdes të veçantë pas fluturimeve me turbulenca.

“Turbulencat janë për pasagjerët shpesh të papërshtatshme dhe frikësuese”.

“Për këtë arsye ne kemi një ekip kujdesi që gjendet në vendin e ngjarjes pas aterrimit për të pritur pasagjerët dhe ekipin e fluturimit për t’u kujdesur për gjendjen e tyre emocionale”, u shpreh zëdhënësja e Swiss, Karin Muller.