SHPËRNDAJE

Që nga miratimi i Ligjit të fundit për legalizim, dokumentet i kanë marrë vetëm 227.814 objekte. Pronarët e pjesës tjetër prej 1.4 milion ndërtesave, shtëpive dhe pronave tregtare edhe më tej janë duke pritur legalizimin dhe në përgjithësi nuk e dinë fatin e lëndëve të tyre.

Në ministrinë e ndërtimtarisë paralajmërojnë futjen e një shërbimi të ri i cili do të mundësojë që çdo qytetar në internet të “ndjekë” lëndën e tij, gjegjësisht të përcjedhë se në cilin status, si dhe cili shërbim po merret me të, në ato moment. Kjo do të jetë një përpjekje tjetër për të nxjerrë dokumentacionin nga sirtari dhe për të shpejtuar procesin e legalizimit.

Ministrja e Ndërtimtarisë Zorana Mihajloviç ka thënë për Novosti se, bashkëpunëtorët e saj së bashku me zyrën e E-Administratës, janë duke shqyrtuar mundësinë për formimin e bazës së të dhënave që do t’u lejonte pronarëve të shtëpive të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të shikojnë dokumentacionin dhe rrjedhën e legalizimit. Pilotprojekti sipas gjitha gjasave do të nisë në Beograd.

“Kemi biseduar me kryeministren Ana Bërnabiç dhe me përgjegjësist në Entin Republikanë te Gjeodezisë në lidhje me përpjekjen për të bërë disa gjëra elektronike për legalizime, për t’i lehtësuar qytetarëve” ka thënë Mihajloviç. Në qytetet më të mëdha, ky proces nuk është duke shkuar aq shpejt sa do të dëshironim.

Nuk kemi asgjë kundër, nëse na sygjerohet diçka që do ta përshpejtonte procesin, por duhet të lëvizet në këtë drejtim. Ne kemi përmbushur gjithçka që ata kanë kërkuar, nga punësimi i stafit e deri te interpretimet dhe sqarimet e shumta.

Duket se këtu ka shumë gjëra që përbëjnë korrupcionin, kjo është qartë e dukshme kur gjërat nuk lëvizin, ka shpjeguar Mihajlloviç. Në Ministrinë e Ndërtimtarisë, theksojnë se sipas gjashtë ligjeve të vlefshme më parë që kanë rregulluar fushën e legalizimit deri në nëntor 2015 të cilët ishin në fuqi për 17 vjet u morën rreth 150,000 vendime.

“Në më pak se katër vjet, në bazë të Ligjit të fundit për legalizimin e objekteve, janë miratuar 227.814 vendime për legalizim, që është për 77,000 më shumë, thonë në ministrinë gjegjëse. Ky informacion pasqyron më së miri efektet e Ligjit për legalizimin e objekteve dhe vendimeve të reja të futura në këtë reformë ligjore./presheva.com/