SHPËRNDAJE

Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se përballja e skuadrës së tij kundër Manchester Cityt është ndeshja më e rëndësishme e sezonit për Blaugranët.
Gerard Pique ka thënë se ndeshja e së martës kundër Manchester Cityt është ndeshja më e rëndësishme e sezonit për Barcelonën.
“Ndeshja ndaj Malagës ishte njëra nga ato ndeshjet ku ne nuk mund ta gjenim golin”, tha Pique në konferencë për shtyp pas takimit.
“Sidoqoftë, ne duhet ta ndërrojmë faqen dhe të fokusohemi për ndeshjen e së martës e cila është ndeshja më e rëndësishme e sezonit”.
“City është një skuadër më shumë sulmuese dhe një gjë e tillë mund të na përshtatet neve”, përfundoi spanjolli.