SHPËRNDAJE

ZGJEDH EDICIONIN

Pique thumbon Neymarin: “Zgjedh, para apo tituj” (Foto)

GAZETAEXPRESS E shtune, 29 Korrik 2017 22:24Pique e ka thumbuar Neymarin, i cili duket gjithnjë e më larg Barcelonës.

E ardhmja e yllit brazilian, Neymar, çdo ditë e më shumë po shkon drejt francezëve të PSG-së dhe në një situatë të tillë, Barcelona po “lëviz të gjithë gurët” për të mos e humbur lojtarin.

Së fundmi është Gerard Pique ai që ka folur për rastin e Neymarit, duke thënë se braziliani duhet të vendosë se çfarë dëshiron, më shumë pare apo tituj, duke iu referuar këtu ofertës së majme të PSG-së, ku raportohet se mund të përfitojë së paku 30 milionë euro në sezon në Francë.

“Aktualisht, ai nuk e di çfarë të bëjë dhe po përpiqem ta ndihmoj, që edhe lojtarët e tjerë t’i qëndrojnë afër që ai të marrë vendimin e duhur”, tha Pique.

“Gjithçka varet në atë që ti do. Mund të shkojë në gjitha klubet e botës. PSG, Chelsea, Manchester United, Manchester City, të gjithë e duan, por ai duhet të vendosë duke u bazuar në prioritete: çfarë dëshiron, më shumë para apo më shumë tituj?”, tha Pique, sipas të cilit, më shumë para do të fitojë në PSG, derisa më shumë tituj aty ku është, te Barcelona.

“Ka shumë lojtarë në NBA që nuk fitojnë aq sa meritojnë vetëm që të fitojnë tituj. Ndonjëherë ju duhet të merrni vendime në jetë duke u bazuar në prioritete”, theksoi mes tjerash Pique.