SHPËRNDAJE

Robert Tompson nga Teskasi i SHBA-ve, është akuzuar për plaçkitjen e një pompe të derivateve dhe për faktin se i ka vënë zjarrin një gruaje. Gjithashtu akuzohet për sulm me armë vdekjeprurëse.

Shefi i policisë në qytetin Palestine në Teksas, Andy Harvey, ka deklaruar se ky burrë ishte futur në pompë me revole dhe i kishte lidhur klientët dhe një punonjëse, transmeton Telegrafi. Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai i spërkati me benzinë dhe më pas ua vuri flakën. E pas këtij veprimi një grua ka arritur ta heq nga trupi pallton, megjithatë flaka i ishte shpërndarë edhe në flokë.

Por, fal reagimit të shpejtë ajo arriti ta fik zjarr, edhe pse ka pësuar djegie në kokë, fytyrë dhe qafë dhe menjëherë është dërguar për tretman në spitalin e Dallasit.