SHPËRNDAJE

Google ka lansuar vezionin e gjeneratës së re të Android për developera, ndërsa shumica tashmë kanë filluar testimet.

Ron Amadao, nga portali Ars Technica ka bë test me jetëgjatësinë e baterisë në telefon që ka punuar me Android L, për të parë se si po punon iniciativa e Google për të zgjatur jetën e baterisë.

Android L vjen me funksione të reja dhe përmirësime që duhet të zgjasin jetën e baterisë në telefon në kuadër të projektit Volt.

Që të jetë testi më preciz, Amadao ka instaluar Nexus 5 me Android 4.4.4, verzionin më të ri të KitKat dhe ka provuar të testoj baterinë. Për tu vërtetuar në testim, ai ka instaluar në të njejtin telefon edhe sistemin Android L dhe ka provuar testin e njejtë.

Amandao ka zbulaur se Nexus 5 ka punuar me Android L 471 minuta në krahasim me KitKat që ka punuar 345 minuta.

Kjo do të thotë se bateria ka zgjat më shumë për 36%, dhe gjatë testit ekrani ka qenë gjatë gjithë kohës i ndezur, i lidhur me WiFi dhe internet faqet kanë qenë të rifreskuara në çdo 15 sekonda deri sa është zbrazuar bateria plotësisht.