SHPËRNDAJE

Tani më është mëse e sigurt që gjysmë milioni qytetarë të punësuar në sektorin publik dhe rreth 1.7 milion pensionistë duhet të presin të ardhura më të larta. Rritjet për pensionistët nga pensioni i janarit tashmë mund të llogariten në dinarë ndërsa rritja e pagave në sektorin publikish është paralajmëruar javën që lam pas. Të ardhura më të larta duhet të presin edhe më të moshuarit, si dhe punonjësit medicinal, profesorët, ushtarët dhe administrata publike.

Takimet e ministrive të linjës dhe institucioneve me temën e rritjes së pagave në sektorin publik janë duke zgjatur për një periudhë të gjatë. Informacione të sakta do të dihen vetëm pas largimit të FMN-së nga Serbi, ekipi i të cilëve vjen sot më 5 tetor dhe pas kësaj pritet njoftimi zyrtar mbi rritjen e të ardhurave në fushat e lartpërmendura.
“Institucionet përkatëse shtetërore dhe organet këshilluese aktualisht po kryejnë analiza dhe bazuar në to do të dalin me një vlerësim të rritjes së pagave në sektorin publik.
Rezultatet e para mbi rritjen e mundshme të pagave do të dihen nga mesi i tetorit, dhe më pas mbi rritjen e fushave brenda sektorit publik.”, shkruan Kurir, bazuar në burimet nga Nemanjina 11.
Përfaqësuesit e Këshillit Fiskal janë takuar me Ministrin e Financave, Sinisha Malli, dhe duke folur për rritjen e të ardhurave, vlerësimi është se pensionet duhet të rriten në përputhje me “formulën Zvicerane”, dhe pagat në përputhje me inflacionin.
Të kujtojmë, në nëntor 2019, pagat në sektorin publik u rritën me një mesatare prej tetë deri në 15 përqind.
Infermierët dhe teknikët morën rritjen më të lartë – 15 përqind, ndërsa mjekët në kujdesin shëndetësor dhe punonjësit në shkencë dhe kulturë morën një rritje prej 10 përqind secili.
Punonjësit e arsimit, gjyqtarët, prokurorët, punonjësit në gjykata dhe zyrat e prokurorisë, si dhe punëtorët në institucionet e mbrojtjes sociale./presheva.com/